Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 62 pacientë me koronavirus, ku 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se në 24 orët e fundit dy pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë për 24 orë, ndërsa 18 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

271 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,097 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: