Vaksina kundër COVID-19 nuk siguron mbrojtje të plotë ose të menjëhershme, që do të thotë se akoma është e mundur të infektoheni dhe të dilni pozitiv për coronavirusin.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duhen disa ditë, deri në disa javë që vaksina të fillojë të tregojë efekt në trup.

“Duhet pak kohë që sistemi imunitar të reagojë”, tha Dr. Robert Salata, drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Roe Green në Cleaveland për CNN.

Salata, i cili ishte studiuesi kryesor për vaksinat Pfizer në spitalin ku ai punon, shtoi se është treguar se kjo vaksinë ishte 52 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes pas 14 ditësh nga marrja e dozës së parë.

Doza e parë mund të sigurojë njëfarë mbrojtje, por siç tha drejtori i Modernës, Stephen Bancel, “në këtë pikë, ne ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të siguruar prova të mjaftueshme”.

Arsyet pse një test rezulton pozitiv pas vaksinimit

Ekspertët thonë se rastet e infektimit me virus edhe pas vaksinimit nuk janë të habitshme dhe nuk sugjerojnë se diçka nuk është në rregull me vaksinat ose se ato janë bërë gabimisht.

Ja edhe pse.

Vaksinat nuk kanë një efekt të menjëhershëm. Duhen disa javë që trupi të krijojë imunitet pas marrjes së dozës. Dhe, vaksinat të cilat jepen në vendet e botës, duhet të bëhen në dy doza; doza e dytë jepet disa javë pas së parës, që të jetë plotësisht efektive.

Vaksinat nuk kanë efekt retroaktiv. Është e mundur që personi tashmë ishte infektuar pa e ditur atë dhe se kishte marrë vaksinën – edhe nëse testi ishte negativ për coronavirusin, shkruan The New York Times.

Infeksioni mund të zhvillohet më tej pas vaksinimit dhe para fillimit të zhvillimit të mbrojtjes dhe kështu një test mund të rezultojë pozitiv.

Vaksinat parandalojnë sëmundjen, por mund të mos parandalojnë infeksionin. Vaksinat kundër COVID-19 aprovohen bazuar në atë se sa mbrojnë nga sëmundja, shtrimi në spital dhe vdekshmëria.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: