TIRNANE
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të dashur të shoWbizit shqiptar. Ditën e djeshme, çifti i njohur ka udhëtuar drejt Beratit, ku kanë shijuar edhe një drekë me familjen e këngëtarit.
Kështu Eni publikoi në Instastory disa video nga momentet e bukura që kanë kaluar bashkë. Në njërën prej tyre, ajo ka filmuar vjehrrin, pra babain e Gencit, i cili dëgjohet duke kënduar këngë të vjetra popullore.
“Unë e kam vjehrrin më të mirë. M’i qan këto këngë!”,- shkroi këngëtarja krahas videos, duke treguar edhe raportin e mirë që gëzon me të.
Ndërkohë, Genci ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, i cili do të titullohet “Sa herë” dhe do të publikohet këtë javë.