Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar tërmetin e fuqishëm, që goditi sot Larisën dhe Greqinë.
Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.
Postimi i ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka:
Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! ?
Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.
(d.xh/ Balkanweb)