Edhe pse ishte një ndarje ‘miqësore’ mes Kanye dhe Kim, duket se tanimë dyshja ka humbur çdo kontakt mes tyre.
Reperi ka ndryshuar numrin e telefonit, duke i thënë Kimit se mund ta kontaktojë vetëm përmes agjentit të tij të sigurisë.
Edhe pse nuk kanë kontakt të drejtpërdrejt, kujdesin ndaj fëmijëve e ndajnë të dy së bashku, raporton Page Six.
Kanye shpesh shkon te vizitojë fëmijët kur Kimi nuk ndodhet në shtëpi.
Pas krizave që martesa e Kim dhe Kanye kaloi, Kim bëri kërkesë për divorc në janar. “Lufta e fundit që prishi martesën nuk kishte të bënte tjetër veçse për planet e tyre të pushimeve, një argument edhe pse jo i madh në dukje, bëri që Kim të marrë vendimin për divorc” tha një burim për The Sun.