TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kryedemokratin Basha, lidhur me takimet elektorale të këtij të fundit.

Në një tjetër postim në tWitter, Rama i përgjigjet kreut të PD, ndërsa shkruan se është i frikësuar për njerëzit që sipas tij po bëhen mish për top në grumbullime.

“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!”- shkruan Rama.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb