Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit 29 vjeçarin Klevi Muça dhe 24-vjeçarin Mariglen Sheshi, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e të rinjve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
(BalkanWeb)