Një person është gjetur i mbytur sot në lumin Shkumbin. Ngjarja u regjistrua në fshatin Jagodinë të Elbasanit.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe identiteti i viktimës.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për dokumentimin e plotë të rastit.