Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 23:00 në aksin nacional Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet policie ka përplasur një këmbësor, e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetën.
Paraprakisht dyshohet se këmbësori ka qenë në gjendje të dehur. Furgoni i Policisë vinte nga Pogradeci në drejtim të Korçës. Viktima i ka dalë përpara dhe mjeti e ka tërhequr zvarrë disa metra.