Trazirat vijojnë ende në Izrael, ku konfliktet me myslimanët palestinezë ka ndodhur jo vetëm mes policisë dhe atyre, por edhe qytetarëve izraelitë.

Në një video të bërë virale shihet një shofer nga Izraeli, i cili ka marrë përpara me makinë një grup pakistanezësh. Në pamjet e publikuara shihet se grupi i palestinezëve godet me gurë makinën e bardhë, ndërsa më pas, tentojnë të hapin derën e pasagjerit.


Në këtë moment, shoferi i makinës rrit shpejtësinë e mjetit dhe përplas një burrë që qëndronte në rrugë, më pas, u përplas me një pengesë.

Pikërisht në këtë kohë, grupi i palestinezëve nisi të hidhte gurë në drejtim të makinës, derisa aty pranë u shfaq policia dhe largoi turmën.

Disa të rinj palestinezë u plagosën mes kaosit, sipas mediave lokale. Shoferi, si dhe një pasagjer në makinën e tij, pësuan lëndime gjithashtu. Nuk dihet ende si nisi konflikte mes tyre, ndërsa pamjet, janë duke bërë xhiron e botës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb