I ftuar në emisionin “Real Story”, ish-Presidenti Bujar Nishani tregoi hapat që duhet të ndiqte opozita, pas daljes nga Parlamenti.

Ai tha se do të ishte personi i parë që do i bashkohej në rrugë liderit Luzlim Basha, nëse PD, do të ulej këmbëkryq në mes të bulevardit e do të qëndronte aty derisa të mblidheshin mijëra qytetarë, pse jo, të bënin edhe sakrifica, siç mund të ishte greva.

Ai tha se nuk është pro dhunës, e sipas ish-Presidentit, kishte shumë rrugë për të shoqëruar aktin ekstrem politik, siç ishte ‘djegia’ e mandateve.

Ndërsa analisti Arian Vasjari, tha se legjitimiteti i një lideri duhet dëshmuar e rinovuar çdo ditë. Në optikën e tij, brenda Partisë Demokratike mungon kultura e debatit dhe mundësisë për të shprehur diçka të ndryshme nga lideri.

Bujar Nishani: Kur vijmë tek aktet dhe çështjet konkrete, unë jam në nga ata njerëz që marr përgjegjësitë politike. Unë nuk ngarkoj me përgjegjësi politike një njeri, por duke identifikuar përgjegjësitë e të themi ç’duhet bëjmë. Është e vërtetë që e kam mbështetur publikisht atë, e kam qenë i bindur që në atë kontekst kohorë, politik, akti ekstrem politik. Unë kam qenë gjithmonë i kësaj shkolle politike, një lidership që zgjidhet në mënyrë legjitime ka nevojë për mbështetje për planin e tij politik. Unë i kam ofruar si kontribute, duhet t’ia japësh besimin lidershipit politik. Ai merr përsipër suksesin dhe dështimin. E kam mbështetur daljen nga parlamenti, që duhet të pasuar me një dinamikë të fortë politike. Skam parasysh dhunën, ka lëvizje qytetare të forta. Nëse pas daljes nga parlamenti kryetari i opozitës do të ulej këmbëkryq në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do të isha i pari që do të ulesha aty, e do të prisja derisa të vinin shumë qytetarë. Do të rrinim pa bukë e ujë, do të merrnim përpara dhe sakrifica. Kështu ndodhi edhe në zgjedhjet lokale. Absolutisht përgjegjësitë nuk përjashtojnë askënd, por vijnë në hierarki, është parti që zhvillohet në bazën e kontributeve vullnetare. Unë dua që rruga e rindërtimit të PD të jetë tjetër. Njerëz që ofrohen për mendime të jenë më shumë se sa janë sot. Të jenë ata që i dhimbset mënyra se si duhet ndërtuar një Shqipëri. Kam besim që me këtë lloj niveli qytetarie ka me mijëra të tjerë. Ata nuk afrohen se ka mbizotëruar fiktivja mbi realen.

Arian Vasjari: Një kryetar i legjitimuar kërkon mbështetje. Legjitimiteti duhet krijuar çdo ditë. I referohemi librave, teksteve dhe themi që nëse i ngeleni peng kësaj. Kur vijnë momente të aksioneve radikale, që janë anti-demokratike të papranueshme. Unë besoj që politika është e ngjashme me ato rastet e kishës katolike, që kush do të flasë të flasë tani, e të hesht përgjithmonë. Është shumë e thjesht sot që të thuash që ato dy sjellje politike ishin skandaloze. S’pati njeri t’i thoshte këtij që një vend anëtar i NATO-s, të kërkojë të legjitimojë pushtetin. Në atë parti mungon kultura e lirisë, kultura e të dalit kundër lidershipit.

Bujar Nishani: Është normale që gjykohet PD, por nga ana tjetër nuk lëmë pa përmendur shkakun që sollën këto situata. Kur ka ikur PD në 2019 nga Parlamenti, ishte një situatë kur opozita ishte kthyer në fasadë totale. Kishin dalë provat publike se si ishin blerë votat, ishin disa arsye. Ajo që unë mendoj, në momentin kur ndërmerr akt ekstrem politik. Në momentin që ndërmerr këtë akt, duhet të kesh kalkuluar të penalizosh politikisht tjetrin me këtë akt që ke bërë. Unë besoj dhe bota e qytetëruar ka ndërmarrë akte ekstreme dhe lëvizjen e ka pasur civile. Edhe PD e bënte këtë, por do mund, lodhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb