Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jorgo Goron. Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut.

SPAK ka argumentuar se Goro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Himarës, pa bërë asnjë verifikim konkret, sipas asaj që parashikon ligji, ka përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara, duke bërë të mundur më tej regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 metra katrorë tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Sipas SPAK, Goro ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqeje toke bujqësore, prej 5080 metra katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësinë e shtetit.

NJOFTIM PËR MEDIAT:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 05.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Miratimin e “Marrëveshjes mbi Pranimin e Fajësisë dhe Caktimin e Dënimit”, të lidhur më datë 01.03.2023 midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të pandehurit Granit Gjana, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste, parashikuar nga neni 258/2 i Kodit Penal.
  2. Në seancën e datës 30.04.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 63 Regjistri Themeltar, datë 30.04.2024 vendosi:
  3. Refuzimin e miratimit të “Marrëveshjes mbi Pranimin e Fajësisë dhe Caktimin e Dënimit”, të lidhur më datë 01.03.2023 midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të pandehurit Granit Gjana, në praninë e mbrojtësit, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste, parashikuar nga neni 258/2 i Kodit Penal.
  4. Kthimin e akteve Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që i përkasin procedimit penal Nr. 115, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Granit Gjana.
  5. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Tiranë, më datë 30.04.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb