Nga nëna e saj, përveç një ngjashmërie në vështrim, ka trashëguar mbi të gjitha mënyrën e provokimit. Kjo është Lourdes Maria Leon Ciccone, vajza 24 vjeçare e Madonnës, që shquhet edhe si një femër rebele.
Ja tek e shohim në disa foto në rrjetet sociale, ku ajo është imazhi i fushatës së një brandi mode, teksa tregon të pasmet e saj me perizoma dhe një tatuazh të madh në shpinë.
Në një foto tjetër Lourdes është e shtrirë me bark poshtë në një krevat veshur me një fustan shumë të shkurtër vjolë dhe me taka të larta të zeza. Më pas e shohim në faqet e Vanity Fair, ku ajo ka dhënë një intervistë duke pozuar me një look super seksi.
Balerinë dhe modele, vajza e Madonës, duket se ka shumë grintë dhe talent. Vajza e yllit të pop-it dhe e personal trainer kubanez Carlos Leon, Lourdes është rritur në New York dhe ka studiuar balet, një pasion i saj që kur ishte e vogël. Disa vite më parë ajo filloi të sfilojë dhe ka marrë pjesë edhe në një performancë të organizuar nga brandi Disegual.