Shefi i Zyrës së OBSH në Shqipëri, Gerald Rockenschaub ka mbajtur fjalën e tij në aktivitetin e roganizuar pë Ditën Botërore të Infermierëve.

Gerald Rockenschaub thotë se për OBSH ky është viti i gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor që janë në vijën e parë ndaj pandemisë.

Ai thotë se është e domosdoshme që qeverisë shqiptare, Ramës dhe Manastirliut t’i njihet merita për vendosjen e punonjësve të shëndetit në listën e prioriteteve.

Më tej Rockenschaub kërkon që sot të nderohen infermierët që janë heronj në luftën kundër pandemisë.

 

‘’Pëshëndetje z.Rama. znj.Manastirliu, z.Soreca, znj.Kim. I kënqur të jem këtu për të thënë dy fjalë për infermierët. Ky vit, OBSH ia dedikoi forcës punëtore të kujdesit shëndetësor, të jetë ky vit i atyre që janë në vijën e parë.

Janë infermierët ata që bëjnë 50% të forcës punëtorë në sistemin shëndetësor në gjithë globin. Me rëndësi të njohim kontributin e tyre.

Është e domosdoshme të njoh meritën e qeverisë, Ramës dhe Manastirliut, dhe vendosjen në prioritet të punonjësve të shëndetit, sidomos në vaksinim. Ju falënderoj z.kryeministër dhe znj.ministre që i vendosët në listën e prioriteteve.

E domosdoshme që përpjekjet të vijojnë, për t’i siguruar punonjësve shëdnetësorë masat. Falenderoj për rritjen e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor.

Është shumë mirë që jemi duke nderuar heronjtë tanë, shumë mirë të bëjmë përpjekje të përbashkëta, për të ofruar mbulim universal. ‘’- tha Rockenschaub.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb