TIRANË

Ambasada e BE-së në Shqipëri deklaron se paketa e vaksinave të BioNTech/ Pfizer të mbërritura sot në Rinas, janë financuar nga BE dhe janë mundësuar nga Austria. Sipas ambasadës së BE, një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19.

“Paketa e pestë e vaksinave të financuara nga BE BioNTech/ Pfizer dhe të mundësuara nga Austria sapo mbërritën! Një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19. Vaksinat e financuara nga BE do të vijnë çdo javë deri në fund të gushtit për të arritur 145.000”, shkruan ambasada e BE në “Facebook”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama shkroi në “Facebook” se “sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: