ZYRIH – Lojtari i Barcelonës, sulmuesi argjentinas, Lionel Messi fitoi sot ”Topin e artë” për vitin 2015. Messi e ka fituar ”Topin e artë” katër herë rresht përgjatë viteve 2009, 2010, 2011 dhe 2012.
Kjo është hera e pestë të Messi fiton këtë çmim prestigjioz.
Më poshtë renditen futbollistët të cilët e kanë fituar më shumë ”Topin e artë”:
Pesë topa:
Lionel Messi (Argjentinë): 2009, 2010, 2011, 2012, 2015
Tre herë:
Johan Cruyff (Holandë): 1971, 1973, 1974
Michel Platini (Francë): 1983, 1984, 1985
Marco van Basten (Holandë): 1988, 1989, 1992
Cristiano Ronaldo (Portugali): 2008, 2013, 2014
Dy herë:
Alfredo Di Stefano (Argjentinë): 1957, 1959
Franz Beckenbauer (Gjermani): 1972, 1976
Kevin Keegan (Angli): 1978, 1979
Karl-Heinz Rummenigge (Gjermani): 1980, 1981
Ronaldo (Brazil): 1997, 2002.
(el.sp/BalkanWeb)