Kreu i PD-së, Sali Berisha lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit dhe vëllait të tij, Olsi Rama.

Ai tha se call-centrat plaçkitës janë fenomeni më kriminal në Shqipëri.

“Amant Josifi ia mbathi në Dubai, thonë e përcolli Olsi Rama. S’jam njeri i atyre kontrolleve në kufi, por kështu thonë. Ishe Olsi Rama, menaxher i Amant Josifiti. Amant Josifi, një gjykatës spanjoll, se nuk u lëshua mandat arresti ndërkombëtar, e gjen dhe arreston më Dubai. Shqipëria thotë do e bëjnë hetimin autorietet spanjolle. Call-centrat plaçkitëse janë fenomeni më kriminal në Shqipëri. Qindra qendra plaçkitëse vjedhin qytetarët italianë, austriakë dhe paratë kalojnë në bankën e familjes Rama. Bicoin e ka familja Rama. Olsi është licencuesi i tyre. Vjedhin shuma përrallore. Minimumi 30 mln euro.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: