Gjermania ka ndezur motorët për Euro 2020 duke shpartalluar Letoninë në një miqësore në Dusseldorf.

Gjermanët kishin zgjedhur një kundërshtar të lehtë përballe duke i shënuar 5 gola që në pjesën e parë.

Ata nuk u mjaftuan duke i shënuar edhe 2 në pjesën e dytë teksa një gol nderi e shënoi dhe Letonia për të vulosur rezultatin final 7-1.

Kjo ishte miqësorja e fundit për Gjermaninë para sfidës së madhe të 15 qershorit me Francën, më pas me Portugalinë dhe Hungarinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb