Lionel Messi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2015, për të pestën herë. Ylli i Barcelonës, ka triumfuar në garën mes Kristiano Ronaldos dhe sulmuesit brazilian Nejmar.
Ndërkohë gjatë ceremonisë, bie në sy prezenca e djalit të tij të parë, Tiagos, i cili ka gëzuar ndërsa i ati po merte trofeun. Messi ka përqafuar bashkëshortën e tij Antonela para se të ngjitej në skenë për të marrë çmimin.
(er.cu/BalkanWeb)