KOSOVA
Kosova ka regjistruar për të dytën ditë radhazi 1 viktimë nga COVID-19. Lajmi i mirë është se rastet kanë rënë ndjeshëm pasi 7 të infektuar janë regjistruar këtë të dielë, 10 më pak se dje.
Ndërkaq, 103 qytetarë e kanë fituar betejën së fundmi me virusin ndërsa janë 434 raste aktive në gjithë territorin.
(BalkanWeb)