“Ai tani është mirë dhe ka nevojë të pushojë pak dhe të jetë i qetë’. Kështu thotë Sabrina, bashkëshortja e Christian Eriksen për La Gazzetta dello Sport. Janë të pakta po shume sinjifikative fjalët e saj, që na bëjnë të kuptojmë që e vetmja gjë e rëndësishme që vlen për futbollistin e kombëtares Daneze dhe atë të Interit është një qetësi totale.

Eriksen tani duhet të kujdeset për t’ju kthyer normalitetit. Numri 10 i Danimarkës do të kthehet me siguri në Milano në korrik dhe do të marrë një vlerësim të situatës, mbi të gjitha me stafin mjekësor. Cris do të ribëjë të gjitha analizat e nevojshme dhe më pas do të vendoset se çfarë do të bëhet me të. Për momentin nuk parashikohet asnjë udhëtim nga ana e drejtuesit zi-kaltër. Eriksen do të qëndrojë i qetë për pak kohë në vilën e tij në Odense.

Deklarata e bashkëshortes së tij vjen pas ndërhyrjes në zemër të futbollistit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb