Një furgon “Sprint” i ngarkuar me goma është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 në rrugën nacionale Levan – Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj.
Furgoni është djegur në ecje dhe plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Djegia e furgonit ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor.