Policia e Memaliajt ka ndaluar një 39-vjeçar, të identifikuar si shtetasi Pëllumb Çela.

Gazetarja Brikena Metaj raporton se 39-vjeçari është dhunuar për dhunë në familje, pasi ka goditur vëllanë.

Çela ka një vit që ka dalë nga burgu pasi në vitin 2001, kur ishte vetëm 26 vjeç u dënua me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Memaliaj.

Ushtarakët kushërinj u vranë në një pritë të ngritur ndaj tyre në mesnatën e 7 marsit të vitit 2000, ndërsa udhëtonin me gjithë familjet e tyre drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një të afërmes së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb