Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Palaq të komunës së Prezës.
Policia konstatoi se një i moshuar me inicialet M.T., 74 vjeç u gjet i mbytur në një rezervuar.
Sipas familjarëve, dyshohet se ky shtetas kishte shkuar për t’u freskuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 30.06.2021, është njoftuar salla operative se në fshatin Palaq, Preze, është konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.