Roberto Mancini dhe Italia e tij janë gati të përballen me Belgjikën, rivali më i fortë në botë në sytë e teknikut azzurr: Do të luajmë kundër ekipit më të mirë në evropë së bashku me Francën ndodhen në krye të renditjes sepse kanë bërë mirë por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjen. Kam shumë respekt për Belgjikën por ne do të futemi në fushë për të bërë lojën tonë. Shpresoj që edhe De Bruyne e Hazard të jenë në fushë.

Në lidhje me formacionin që do të hedh në fushë, Mancini theksoi: Na duhet të bëjmë disa zgjedhje por i kemi indicet e duhura, jemi të mirë orientuar në atë që duhet të bëjmë, theksoi Mancini në konferencë për shtyp.

Situata është totalisht ndryshe në radhët e Belgjikës me trajnerin Martinez që mbetet pritje të dyshes, Hazard-De Bruyne: Nuk janë stërvitur por kjo është një garë me kohën, nuk është një taktike që të shpërqendruar kundërshtarin por ne e shohim në tërësi aktivizimin e tyre, turne është ende i gjatë, nuk bëhet fjalë vetëm për këtë ndeshje. Në fund do të jetë stafi mjekësorë që do të vendos. Italia? Në futbollin modern ekipet duhet të jenë fleksibël. Italia ka ditur të ruaj ADN e tyre por kanë ditur gjithashtu të përshtaten me futbollin modern dhe kjo është meritë e trajnerit, theksoi Roberto Martinez në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb