Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi teksa ka folur për për tenderin e uniformave nga Ministria e Brendshme ka deklaruar se do të kallzojë në SPAK padrejtësinë që i është bërë kompanisë rivale të kompanisë që mori tenderin e MB pasi ka fituar gjyqin për përjashtim të padrejtë nga gara.
“Para se të bëheshin arrestimet, të premten kompania rivale e kompanisë që ka fituar tenderin e MB ka fituar gjyqin pasi është përjashtuar pa të drejtë nga gara për tenderin e uniformave te policisë së shtetit dhe kete do ta çoj në SPAK. Do të trokas në SPAK edhe nën kompetencat e kryetarit të partisë që unë përfaqësoj për çdo dokument që do të kem në dorë nga informacionet e qytetarëve”-u shpreh Murrizi
Ai i ka bërë thirrje SPAK të hetojë të gjitha prokurorimet e bëra 16 vitet e fundit kur PD dhe PS kanë qenë në pushtet.
“SPAK duhet të hetojë për lidhjet e këtij tenderi me të gjithë ministrat e Mbrojtjes që nga viti 2009 kur në qeverisje ishtee PD. I bëj thirrje SPAK të hetojë për të gjitha prokurorimet e dhëna 16 vitet e fundit dhe të dali origjina e luksit dhe jetesës. Janë një grusht njerëzish të rreshtuar pranë dy kapove që kanë qeverisur vendin dhe kanë bërë namin me tenderat”- deklaroi Murrizi
Më tej ai tha se do të kallzojë në SPAK edhe zyrtarë që kanë dhënë tendera në mënyrë të paligjshme duke përmendur një tender të ish-ministrit Edmond Panariti.
”|Tenderat lënë gjurmë dhe këta nuk shpëtojnë dot.Edmond Panariti ka bërë një tender 6.3 milionë euro për sistemin e vaditjes në kanalin e Tërbufit por nuk është vënë asnjëherë në punë pasi nuk ka ujë. Kjo qeveria e Ramës i ka dhënë një tender mbi 1 milionë euro kandidatit të Bashës. Janë bashkë. Çfarë është kjo dashuri e madhe. Kur është PD në pushtet marrin tendera këta të PS. Kur janë në pushtet këta të PS marrin tendera këta të PD-së”
