SHKODËR
Një aksident është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Në fshatin Mabë, mjeti tip “Volkswagen” e drejtuar nga 43-vjeçarja K.U., ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Raportohet se drejtuesja e mjetit është shoqëruar për në Komisariatin e Lezhës, ndërsa nuk dihet ende asgjë mbi gjendjen e të lënduarës.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, mjeti tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)