“Ne nuk na llogarisin, sepse kemi lindur në Afganistan. Do të zhdukemi ngadalë nga historia. Askush s’do të kujdeset për ne”.
Me këto fjalë, të rrëfyera mes lotësh shprehet një vajzë afgane.

Ajo e ka publikuar rrëfimin e saj të shkurtër në Twitter dhe tregon të gjithë tmerrin e përjetuar këto ditë, që prej ardhjen e talebanëve në krye të vendit dhe detyrimit për t’u larguar nga vendi.

Kujtojmë se ardhja në pushtet e talebanëve është një rrezik i shtuar për Afganistanin, sidomos për gratë, të cilat me rënien e regjimit islamik në 2001, kishin fituar disa të drejta të rëndësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb