Një rast mjaft interesant është regjistruar në Kosovë, teksa ka lindur një foshnje me antitrupa kundër Covid-19.
Foshnja vetëm një ditëshe është testuar dhe ka rezultuar pozitive me Antitrupa kundër virusit Sars-Cov-2, pasi nëna e saj Gresa Elezi ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë..
“Çdo kush mund të vaksinohet, ju rekomandoj të gjithë shtatzënat të vaksinohen.. Siç e shihni edhe tek foshnjat e juaja do të prodhojë antitrupa, edhe ato do të jenë të mbrojtura falë jush!”, ka shkruar gjinekologu kosovar.
Në Kosovë është rekomanduar edhe më parë vaksinimi i grave shtatzëna dhe nënave gjidhënëse, pasi sipas mjekëve nuk ka asnjë efekt anësor tek fëmijët.