Mjaftojnë tre rreshta për të përmbledhur atë që po ndodh sot në Afganistan. Gazetari i pavarur, Bilal Sarwary ka zgjedhur shumë shkurt të përshkruajë të dielën e 22 gushtit të cilën do e mbajë mend gjatë si një ditë që po i ndryshon jetën.
Për Sarwaryn, 22 gushti i 2021 do të jetë ditë tragjike në jetën e tij pasi po largohet nga Kabuli dhe Afganistani i tij.
Kishte zgjedhur të bënte gazetarin e pavarur, por duket se me talebanët nuk ka të pavarur. Për Sarëaryn ëndrrat dhe aspiratat i janë shkatërruar teksa i detyruar ka zgjedhur të largohet nga vendi, për një të ardhme që nuk e di ku dhe si do të përplasë.
STATUSI NGA BILAL SARWARY
E diel 22 gusht 2021: Dita kur largohem nga vendi im, qyteti im, Kabuli im. Një masakër e ëndrrave dhe aspiratave të mia. Një ditë tragjike në jetën time.
Sunday 22 August 2021: The day I leave my country, my city, my Kabul. A massacre of my dreams and aspirations. A tragic day in my life.
— BILAL SARWARY (@bsarwary) August 22, 2021
(BalkanWeb)