SHKODËR
Personi që shihni në foto është Sokol Çelaj, 58-vjeçari që mbrëmë iu bë atentat fare pranë shtëpisë në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Ai ishte duke shkuar me gruan me makinë drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i bënë pritë dhe lëshuan breshëri plumbash mbi mjetin.
Çelaj ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plumbave të marra pranë zemrës e sipër brinjëve. Gazetari Senad Nikshiqi, raporton për “BalkanWeb”, se viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte në Angli.
Ai ka ardhur në Shqipëri pasi ishte i ftuar në disa dasma. Mbrëmjen e djeshme, para pak atentatit, ai ka vizituar një të afërm. Gazetari tregon se Çelaj ka punuar polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit.
Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.
(BalkanWeb)
