Nëse vuani nga yndyrnat në gjak, atëherë kjo recetë është e përkryer për ju. Për shkak të jetës dinamike, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik, rritja e yndyrës në gjak është një sëmundje mjaft e shpeshtë.

Ndonjëherë te personat me yndyrë të shtuar në gjak mund të vërehen depozitat yndyrore nga indi
dhjamor me ngjyrë të verdhë në formë të kockave ose në fomë të nyjeve në kapakët e sipërm të syve ose
në pjesë të tjera të trupit.

Me përparimin e sëmundejes vjen deri te trashja e mureve të arterieve, duke kontribuar edhe faktorë të
tjerë të rrezikshëm (si ç’është duhani, alkooli, nikotina), dhe si pasojë e gjithë kësaj, për fat të keq, janë sëmundjet kardiovaskulare të cilat janë një ndër arsyet kryesore të vdekjes në botë dhe te ne. Nëse keni nivele të larta të yndyrës në gjak, ju rekomandojmë këtë recetë.

Përbërësit: fiq të thatë dhe uthull molle

Këtë ilaç përgatiteni në mbrëmje, dhe konsumojeni në mëngjes. Merrni tre fiq të thatë dhe shpojini në të gjitha anët (duke formuar vrima) dhe pastaj vendosni në enë qelqi në të cilën më herët duhet të vendosni 2 decilitër uthull molle.

Le të qëndrojnë gjatë gjithë natës, kurse në mëngjes hani përzjerjen e mësipërme. Mbetjen nga uthulla
mos e hidhni, përdoreni për të përgatitur përsëri të njejtën gjë, pra përsëri vendosni 3
fiq të tjerë dhe konsumojini ditën e ardhëshme.

Këto 2 decilitra uthull përdorni 7 ditë, pjesën më të madhe do ta thithin fiqtë. Ditën e tetë merrni 2 decilitër uthull të re dhe përsërini procedurën edhe për një javë. Procedura për largimin e yndyrës zgjat 14 ditë. (Femina)
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: