Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
3 vezë
60 ml vaj ulliri
120 ml vaj luledielli
3/4 gotë qumësht
160 gr miell
2 lugë pluhur pjekës
Pak kripë
1 gotë me djathë kaçkavall
150 gr fiq të thatë
Rozmarinë
Piper i zi
Piper i kuq
Përgatitja

Rrahim vezët bashkë me vajin dhe qumështin. Shtojmë miellin, pluhurin pjekës, kripën, djathin kaçkavall, rozmarinën, piperin e zi si dhe fiqtë e thate të prerë në copëza. E trazojmë masën dhe e kalojmë në tavë me forma për mini kekë. Nga lart u shtojnë kokrra piperi të kuq. I pjekim në 190 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: