“Ibra kërkon rekorde”, ky është titulli i “La Gazzetta dello Sport”, në vigjilje të startit të Champions League. Milan rikthehet në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh dhe këtë e bën në një stadium mitik si “Anfield” përballë gjigandëve të Liverpool. Kuqezinjtë mund të mbështeten në këtë sfidë edhe tek Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi suedez mund të zbres në fushë nga minuta e parë dhe më i karikuar se kurrë. Ibra ka shënuar 49 gola në Champions dhe ndaj Liverpool ka një mundësi të rrumbullakosh këtë shifër. Jo vetëm kaq, në moshën 40vjeçare Ibra ka një mundësi shumë të mirë për të qenë “bomberi” më i vjetër në këtë turne.
(BalkanWeb)