Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe gruaja e tij shtatzënë Carrie Simonts (33) nuk mund ta fshehin dashurinë e tyre .
Në konferencën e Konservatorëve, Johnson tha se do t’i jepte jetë të re Britanisë pas Brexit, pavarësisht problemeve serioze në tregun e karburantit dhe zinxhirit të furnizimit për shkak të mungesës së shoferëve të kamionëve.
Megjithatë, nuk ishin fjalët e tij ato që vodhën shfaqjen, por puthja e nxehtë që ai i dha gruas së tij të tretë, Carrie Simonds. Carrie, e cila është shtatzënë m2ë fëmijën e dytë të tyre, u pa me një fustan të kuq në konferencën e Tories.
Sipas gazetës ” Daily Mail ” , veshja e saj me vlerë 360 paund, si dhe flokët e saj të gjatë me onde, nuk kaluan pa u vënë re.
(BalkanWeb)