ISIS ka marrë përsipër sulmin e ndodhur brenda një xhamie në Afganistan, ku u vranë dhjetëra njerëz. Shpërthimi i fuqishëm u regjistrua në një xhami në qytetin Kunduz, në verilindje të Afganistanit.

Deri më tani, thuhet se më shumë se 100 persona janë vrarë, ndërsa 200 të tjerë janë të plagosur. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen trupa të pajetë njerëzit dhe dëme të shumta material, të shkaktuara nga sulmi.

“Edhe pse deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Kunduz, ky sulm mban të gjitha shenjat dalluese të ISIS – ISIS (Khorasan Khorasan), grupi që kreu bombardimet e gushtit në aeroportin e Kabulit”, u shpreh një ekspert për BBC.

Talebanët janë shprehur se kanë arrestuar dhjetëra anëtarë të ISIS si dhe kanë vrarë shumë të dyshuar që lidhen me organizatën terroriste. Megjithatë sulmet e tyre nuk kanë ndalur dhe janë kthyer në një
kërcënim të shtuar për vendin islamik.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb