Presidenti Ilir Meta, ka publikuar disa foto në rrjete sociale nga shfaqja e një prej kryeveprave të Giuseppe Verdit, “La Traviata”, e performuar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Meta shkruan mbi fotot e publikuara, se ishte i lumtur që ditën e djeshme, që shënonte dhe Ditën Botërore të operas, ndoqi një mbrëmje artistike ku u promovuan talentet e reja të TKOB.
Postimi i Metës:
Dje në Ditën Botërore të Operas, me shumë kënaqësi ndoqa vënien në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të një prej kryeveprave të Giuseppe Verdit, “La Traviata”.
I lumtur, që në këtë mbrëmje artistike u promovuan talentet e reja të TKOB, të cilët i merituan plotësisht duartrokitjet e zjarrta të artdashësve të pranishëm.
(BalkanWeb)