Parlamenti ukrainas miratoi të enjten ish-zëvendëskryeministrin dhe ministrin për riintegrimin e territoreve të okupuara të përkohshme Oleksiy Reznikov si ministrin e ri të mbrojtjes të vendit.

Emërimi i Reznikov u mbështet nga 273 ligjvënës në asamblenë prej 450 vendesh, pasi ai u emërua nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Gjatë fjalimit në parlament, Reznikov vuri në dukje se në postin e tij të ri do t’i kushtojë vëmendje intensifikimit të bashkëpunimit me vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Emërimi i Reznikov erdhi pasi parlamenti ukrainas pranoi të mërkurën dorëheqjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Andriy Taran, i cili u largua nga zyra për arsye shëndetësore.

Reznikov, një ish-avokat 55-vjeçar, u emërua zëvendëskryeministër dhe ministër për riintegrimin e territoreve të pushtuara të përkohshme në mars të vitit 2020.

Ai shërbeu gjithashtu si anëtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës (NSDC) dhe anëtar i delegacionit ukrainas në Grupin e Kontaktit Trepalësh për zgjidhjen e situatës në Ukrainën lindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb