Në emisionin “Pikat mbi i” u trajtua çështja e “Open Balkan”.

Të ftuar në studio për të diskutuar për këtë tematikë, ishin analisti Artur Zheji dhe ish- ambasadori Agim Nesho. Analisti Zheji, tha se “Open Balkan” veç të tjerash mund të sjellë produkte ruse e kineze në rajon, e kjo mund të përkthehet në një mbingarkesë ekonomike. Po në këtë linjë mendimi ish-ambasadori Nesho tha se investitorët do e kenë më të vështirë për të investuar në vende si Shqipëria apo Kosova, e po ashtu shtoi se me ngjarjet e fundit në Afganistan, roli i SHBA si paqeruajtëse e konflikteve është zbehur ndjeshëm, duke forcuar më shumë Rusinë.

Zheji: Ne jemi anëtarë të NATO-s, por kemi ushtri të vogël, forca ajrore të vogla dhe nuk kemi flotë detare tonën. Por një shtet i tillë në rast të një tensioni gjeopolitik shtrembërohet më shumë drejt partnerëve strategjikë, krijon ura komunikimi me SHBA-në. Proamerikanizmi është për një vend të vogël si puna jonë dhe për një vend me konflikt të hapur si Kosova, nuk është një vend që bën aventura dhe fasada. Gjeopolitika është e kundërta e fasadës. Është vajisje, koalidim që qëndrojnë pas fasadave. Fasadat janë si konsum të çfarëdoshëm sepse në fund qëndron në fuqi thënia e Bismarkut që thoshte Lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera, ndërsa përgatitja për luftë është çështje e politikës së jashtme. Pasi të bëjmë një analizë të kësaj gjësë, një radiografi, ai fillon të krijojë një dialog strategjik. Nuk ka vëllazërim, por vetëm raportim interesash. Këto janë kambana alarmi që tregojnë se të kemi kujdes se një luftë është prapa porte. Ndërkohë që kundërshtari historik që është Beogradi është para nesh. Vuçiç ka krijuar figurën e Titos, por nga ana tjetër armët i merr nga Moska. Pse Merkel i tha Ramës që procesi i Berlinit e jo Open Balkan, por procesi i Berlinit kishte një prioritet, normalizimin e marrëdhënieve politike. Janë politikanët që prodhojnë kriza. Procesi i Berlinit ishte që do të bëhet akordimi politik, e më pas bumi ekonomik. Rama është më afër ish-Berishës. Rama formalisht mund të ketë këshilltarë, por ndoshta nuk i merr fare këshillat e tyre.

Nesho: Sigurisht Rusia ka avancuar me marrëdhënien me Serbinë. Nëse 2 -3 mijë veta vizitojnë Beogradin dhe janë rusë dhe punojnë për interesa të ndryshme, duhet të futen të pa kontrolluar edhe për një vend si Shqipëria. As investitorët e huaj nuk do të investojnë në Shqipëri, sepse salçiçet oficerët shqiptarë, amerikanë do i hanë nga ato rusë që janë rreth e rrotull. Vuçiç është brenda skenarit të tij për të shtrirë dominancën serbe në të gjithë Ballkanin. Skenarët që propozon Vuçiç janë çështje që komuniteti ndërkombëtar s’i pranon. Ka tendenca për të fshikulluar perëndimin. Në këtë kuptim Vuçiç do të shkojë të bisedojë me Putin para se të vij në Shqipëri. Albin Kurti nuk ka ku të shkojë.

Zheji: Nëpërmjet Open Balkan thotë Kurti nuk do të trafikojnë vetëm mallrat serbe në Kosovë nëse do të ishim dakord për Open Balkan, por do të vijnë edhe mallrat ruse e kineze. Do të jetë një lum mallrash që do të kalojë i pa taksuar nga Pekini në Rusi e nga Rusia në të gjitha kapilarët e Ballkanit. Bosnja, Mali i Zi dhe mbi të gjitha krijohet shitja për të kapur tregun që mund të bëjë Kina për të marrë Ballkanin ekonomikisht. Në këtë kontekst aq më tepër kur ka një projekt nga ana e Moskës për Ballkanin. Ju e dini që mund të plasë një luftë në Ukrainë. Sepse ka disa linja veprimi. Duhet apo s’duhet perëndimi të qëndrojë përkrah Ukrainës. Është naivitet apo super biznes? Unë dua të jetë naivitet, sepse kjo korrigjohet, ndërsa biznesi…

Nesho: Si mund të vendosin veton edhe për çështjen e rritjes së kohëzgjatjes së trupave evropiane në Bosnje e gjithmonë Rusia në kushtet që kërkon të provokojë e provokon nga veprimi që bëri SHBA me tërheqjen nga Afganistani. Këto janë kushtet që rriten postibiliteti në Ukrainë dhe në Kosovë, që fuqitë revanshiste kërkojnë të provokojnë perëndimin, por si do të veprohet në Kosovë, në Ukrainë? Sepse ndan perëndimin ndaj angazhimeve që kanë marrë ndaj mbrojtjes së rendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb