Situata e brendshme në PD është kthyer në temë diskutimi e ditëve të fundit. Kryetari aktual i PD, Lulzim Basha, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më datë 18 dhjetor, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar që ajo të mbahet më 11 dhjetor. Pikërisht për këtë u fol në emisionin “Pikat mbi i”, ku të ftuar ishin analisti, Artur Zheji dhe avokati, Spartak Ngjela.

Ky i fundit e cilësoi lëvizjen e Berishës si klandestine, duke aluduar se firmat për mbledhjen e kuvendit nuk janë mbledhur. Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji tha se Berisha dëshiron të marrë partinë, për të treguar se ka pushtet dhe për të negociuar situatën e tij ‘non grata’ me amerikanët.

Spartak Ngjela: S’e ka ndarë, sepse mendoj që është një lëvizje klandestine. Ku është demokracia këtu? Nuk shpall emrat që kanë dhënë firmat, kështu që është lëvizje klandestine. Firmat duhet të kishin dalë në sistem. Kam 4.200 firma do të dilte në google. Por ajo që bëri Fiks Fare, kuptohet që këta marrin firma jashtë sistemit. Sepse për në sistem duhet të jesh anëtar i Kongresit. Basha po thërret anëtarët e Kongresit. Nesër ose pasnesër ka thërritur të gjithë kryetarët e degëve. Parlamentarët i ka atje. Të shohim çdo të thonë kryetarët e degëve, që do të denoncojnë që nuk janë firma reale. Ai mban klandestine, një lëvizje që duhet të jetë e hapur. Opinioni publik duhet të di kush ka firmosur. Por fakti që mban sekret do të thotë që ato nuk janë firma reale. Ky është dyshimi, nëse është dyshim le të nxjerrë faktet. Çështja nuk është aq e lehtë sa duket.

A e ndau Berisha PD dhe a është kjo lëvizje e tij klandestine?

Artur Zheji: Po, deri tani po. Klandestine është akti juridik për thërritje e Kuvendit. Nëse nuk i ka firmat autentike nuk e thërret dot Kuvendit. Ai ka kapërcyer të gjitha target e një anëtari të thjeshtë. Ai jo vetëm që thërret kongresin, por ka përcaktuar edhe rendin e ditës. Nëse ai thotë që është anëtarësia që zgjedh kryetarin, që do të zgjedhë kryetarin për kryeministër, ai e parathotë këtë gjë sikur ai është kryesia, kryetari dhe ai që do të jetë produkt i tyre. Ai thotë do të demokratizojë PD. Nuk ka mundësi të parathuash se çfarë do të ndodhi. Datën 18 e vendosi kryetari, po datën 11 kush e vendosi? Sepse firmat nuk janë treguar. Këtu kemi të bëjmë një spektakël të kongresit dhe kongresin që do të mblidhet më pas. Do të krijohet një parti e vogël e Berisha do ti tregojë amerikanëve që unë jam me pushtet. Ai do të thotë që unë di të marr një pjesë të partisë dhe do të negocioj për këtë gjë.

Çdo fitojë Berisha nga kjo lëvizje klandestine?

Spartak Ngjela: Unë nuk e di nëse do i drejtohet SPAK-ut Basha, por po iu drejtua nuk dihet se çfarë ndodh. Basha nuk është vetëm. Këto që thotë Berisha janë një avokati e vogël që nuk tregoj ku janë firmat e mia. Pse janë sekret? Janë sekret se nuk janë anëtarë të Kuvendit. Po u fut në proces penal nuk dihet se çfarë ndodh. Të dalin hapur, janë njerëz të lirë të Shqipërisë. Ai mendoi se do të bënte një Kuvend false, do të zgjidhte strukturat, do të zgjidhej vetë kryetar i PD dhe do të punonte në vakum. PD është person juridik dhe kryetari i personit juridik është kryetari i partisë. Edhe nëse bëhet një parti tjetër, pyetja është se kush do e njohë ndërkombtarisht? Nuk i shpëton procesit non grata, veçse e rëndon sepse ai është me gjithë familjen non grata. Provat s’i kemi ne, por nuk bën vaki që DASH të marrë vendime pa prova. Do i nxjerrin apo jo nuk e di, por nëse i ekspozon çështja bëhet konkrete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: