Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa ka risjellë edhe njëherë denoncimin e bërë në SPAK për inceneratorin e Elbasanit pas arrestimeve ditën e sotme. Me një postim në Facebook, Hasa shkruan se nuk ka pasur asnjë dyshim që ky incenerator ishte ndërtuar mbi një aferë korruptive pasi u krijua vetëm 3 ditë para hapjes së procedurës.

“Në 20 tetor 2020 dorëzova në SPAK kallëzin për Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Lefter Kokën dhe administratoren e kompanisë, Albetk Energy për inceneratorin e Elbasanit. Nuk kemi pasur asnjë dyshim se inceneratori i Elbasanit ishte i ngritur mbi një mega aferrë korruptive, pasi kjo kompani u krijua 3 ditë para hapjes së procedurës dhe kishte një kapital prej 1 mijë eurosh. Sot Lefter Koka është me pranga në duar, por SPAK duhet të shkojë përtej firmës së ish-ministrit Koka dhe të marrë të pandehur Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn”- shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: