Shqipëria është tronditur këtë të diel mbrëma nga lëkundje tërmeti.

Sipas EMSC, epiqendra është shënuar 40 km larg Bilishtit, ndërsa magnituda e saj ka qenë 5.6 ballë.

Sipas burimeve të BalkanWeb, lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, si Sarandë, Kukës, Lezhë, Fier.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: