Një tërmet i fuqishëm ka goditur Afganistanin këtë të hënë. Për fat të keq, si pasojë e lëkundjeve kanë humbur jetën 26 persona, shkruajnë mediat.
Ata vdiqën pasi shtëpitë e tyre u shembën si pasojë e tërmetit të fortë. Lëkundjet, janë regjistruar në rajonin Qaddis dhe magnitude e saj ishte 5.3 ballë e shkallës rihter.
“Pesë gra dhe katër fëmijë janë në mesin e 26 personave të vrarë në tërmet”, njoftuan nga autoritetet. Po ashtu, ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për personat që ndodhen nën rrënoja.
Tërmeti gjithashtu shkaktoi dëme te banorët e rrethit Muqr në provincë. Afganistani është tashmë në kontrollin e një fatkeqësie humanitare, e përkeqësuar nga pushtimi i vendit nga talibanët në gusht.
https://twitter.com/i/status/1483100077803687940
(BalkanWeb)
