Aktivisti i PD-së, Sandër Marku gjatë fjalës së tij në takimin që mbajtën sot demokratët e Kurbinit ku i pranishëm ishte kryedemokrati Lulzim Basha, deklaroi se ideali duhet të jetë i përhershëm, ndërsa për liderin duhet të jetë e përkohshme.
Ai tha se Bashës nuk do i uronte përjetësi në këtë detyrë.
“Ideali duhet të jetë i përhershëm ndërsa drejtuesi apo cilido lider është i përkohshëm. Pra ideali nuk ka cak, nuk ka kufij. Lideri ka cak, ka kufij. Edhe Bashës i uroj çdo sukses në rrugëtimin sa më të gjatë në drejtimin e partisë, por nuk mund t’i uroj përjetësi sepse do te ishte utopi. Të gjithë demokratët për Partinë Demokratike dhe Partia Demokratike për Shqipërinë.”, tha Marku.