TIRANË

Lëvizja Socialiste e Durrësit akuzon rilindjen për skema mashtruese gjatë fushatave zgjedhore.

LSI Durrës deklaron se duhej dekreti i Presidentit për zgjedhjet e 6 marsit që Këshilli Bashkiak i Durrësit të merrte vendim për miratimin e granteve për banesat e familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

DEKLARATA E PLOTË
Banorët e Durrësit mirënjohës Presidentit Meta për caktimin e datës së zgjedhjeve!
Duhej dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhjet lokale të 6 marsit, që Këshilli Bashkiak Durrës të merrte vendim për miratimin e granteve për banesat e familjeve të dëmtuara nga tërmeti!
Bashkia Durrës 10 muaj pushim për banesat e dëmtuara nga tërmeti, nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 deri kur u caktuan zgjedhjet lokale!
Pasditen e së premtes pritet të mblidhet Këshilli Bashkiak Durrës, ku ndër të tjera do miratohet edhe lista e personave/familjeve që përfitojnë grantin për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Por pse pikërisht në këtë kohe???
Dekreti Presidencial i datës 20 janar për zgjedhje vendore edhe në Bashkinë Durrës, bëri që qindra familje të përfitojnë bonusin e qirasë që mungonte prej 3 muajsh në familjet e tyre dhe ‘shkundi xhepat’ e Bashkisë për grantet e mbi 500 familjeve durrsake!
Këto janë ‘skemat mashtruese josurprizë’ të Rilindjes gjatë fushatave zgjedhore!
Me sytë nga Zoti e me shpresë për zgjedhje të tjera sa më të afërta, familjet e tjera ende të pa dëmshpërblyera mbeten në pritje!
Kontjana Kuçi
LSI Durres?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb