Arlen Hasanaj, 34-vjecari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, rezulton me një djegie në dorën djathtë. Burimet nga polica e kanë konfirmuar për ‘BalkanWeb’ këtë fakt.
Dyshimet janë se Hasanaj është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës. Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.
Prokuroria e rrethit mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 34-vjeçarin, dhe vendimi i ekspertit mjeko ligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn..
(BalkanWeb)