Një tjetër gazetare meksimake është ekzekutuar nga bota e krimit në Meksikë. Mediet e huaja raportojnë se është vrarë gazetarja e ‘Noticias web’, Amber Lopez Vazquez, ndërsa janë arrestuar dy autorët e dyshuar.
Kjo është gazetarja e pestë që vritet brenda këtij viti në Meksikë, sipas një raporti bazuar në të dhënat e organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij (RSF).
Sipas prokurorit të shtetit Arturo Calvo, gazetarja u vra brenda makinës së saj në Oaxaca. Dy autorët e dyshuar janë arrestuar.
“Edhe pse i kemi kapur dy autorët, autoritetet nuk përjashtojnë ndonjë skenar për të arritur deri te “autorët që e porositën” këtë vrasje”, shtoi Kalvo.
Meksika konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë – më i rrezikshmi nëse përjashtohen zonat e luftës – për gazetarët që janë në rrezik hakmarrjeje për kartelet e drogës të shfrenuara në shumë nga 32 shtetet e saj.