Edmond Përdoda, i cili është arrestuar në lidhje me vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni, ka pranuar krimin. Ngjarja në fjalë ndodhi në prill të vitit 2020.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se sot janë gjetur dy armë kallashnikovë që dyshohet se u përdoren në vrasjen e rapsodit dhe mikut te tij. Lala tha se zbulimi erdhi pas një përgjimi ambiental të të dyshuarit Edmond Perdoda me një familjar të tij. Mësohet se armët u zbuluan të groposura në Lalm Lukaj.

Me herët për vrasjen e dyfishte është arrestuar vëllai i tij Aleksander Perdoda.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: