Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Edmond Përdodën, 39 vjeç, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim. Përdodas iu konfirmua sot masa e sigurisë e dhënë ndaj tij në mungesë, ndërsa do të ketë edhe një të dytë për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

39-vjeçari Edmond Përdoda ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në këtë kuadër te nje operacioni policor te koduar “Lalm i Ri”, u be e mundur kapja dhe ndalimi i tij ndërsa rezulton, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Vrasja”, dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Aleksander Përdoda, (i arrestuar me parë), kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Kole Murrani dhe Preng Simoni, miq me njëri-tjetrin, ku njëri ishte rapsod i njohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb