Është vetëdorëzuar 27-vjeçari Arbër Sula, autori i dyshuar i vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka. Ngjarja ndodhi më 14 dhjetor 2021 pas një konfliktit të çastit në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D.
Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit), shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Si ndodhi ngjarja:
Arbër Sula, 27 vjeç banues në Sauk, me detyrë agjent policor në DVP Dibër, shihet duke bërë një pagesë në kasë. Më pas, aty shfaqet Duka që futet pa radhë.
Fillimisht, ata konfliktohen verbalisht së bashku, pasi Duka, kishte hyrë pa radhë për të paguar paratë te kasa. Ndërkohë, debatet verbale, në një moment degjenerojnë në konflikt fizik, e deri në përdorimin e armës nga Sula, që rezulton fatale për 29-vjeçarin Jurgen Duka.
Momenti kur ndodhi vrasja
(BalkanWeb)
